Bujar Osmani: Do të punoj për heqjen e vizave me SHBA-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.04.2024, 14:45

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani zotohet se do t’i përfundojë iniciativat e nisura në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Osmani tha se këtë proces e ka nisur dhe beson se shumë shpejt do të bëhemi pjesë e Global Entry Program.

“Ajo që do të jetë më e komplikuar do të jetë Visa Weiver, ose heqja e tërësishme e vizave me SHBA. Kjo nënkupton miratimin e disa ligjeve të reja dhe të bie përqindja e vizave të refuzuara. Prandaj kam formuar një trup ndër-resorial në nivel të Qeverisë, të cilin e kam udhëhequr si Ministër i Jashtëm, por mendoj si President ta ngre në nivel të presidencës dhe ta udhëheq nga roli i Presidentit, që të mundem me autoritetin e Presidentit t’i miratojmë më shpejtë të gjitha masat që do të na bëjë të përgatitur që në SHBA të ecim pa viza”, u zotua Osmani.

Përskaj konsensusit për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian, Osmani u zotua se do t’i mbledhë të gjithë aktorët politik në vend për të arritur konsensus rreth partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një prej konsensuseve më të rëndësishme shtetërore do të jetë arritja e konsensusit për partneritetit të afërt me SHBA. SHBA janë të pa-alternativë sa i takon sigurisë tonë, harmonisë ndër-etnike, marrëdhënieve fqinjësore dhe ambicjeve tona euroatlantike. Pas çdo suksesi të shtetit tonë të përbashkët qëndrojnë SHBA dhe përpjekjet e tyre. Ata janë arsyeja pse ky shtet është sot stabil, pse ky shtet është sot multi-etnik dhe funksional, pse ky shtet është në NATO, ky shtet është në paqe dhe në zhvillim ekonomik dhe në rrugë për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

Në këtë kontekst, Osmani e vlerësoi si të rrezikshëm të folurit publikisht nga oponentët politik për prishjen e partneritet me SHBA-të, Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Miqësisë me Bullgarinë, gjë që sipas Osmanit, vendin do të shndërronin në siç tha “zorrë qorre e Ballkanit, ku as nuk do hyjë e as nuk do të dalë askush”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit