Gashi: Fitorja e VLEN është kthim shprese për shqiptarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.04.2024, 13:55

Kemi biseduar me kryetarin e Alternativa, Afrim Gashi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por edhe për pyetje personale.

Çfarë rezultati prisni mes Taravarit dhe kundërkandidatit Osmani në zgjedhjet presidenciale?

Gashi: Dallimi mes kandidatit të koalicionit shqiptar VLEN dhe kandidatit të koalicionit multietnik, i a.q. Fronti Europian, është substancial. Së pari, në kohën që BDI-ja kalkulonte që ta mbështesë Stevo Pendarovskin, ne bëmë thirrje që të kemi kandidat konsensual shqiptar, sepse, si asnjëherë më parë, për shkak të matematikave elektorale, në këto zgjedhje ka gjasa reale që kandidati shqiptar të shkojë në raundin e dytë dhe pse jo të zgjidhet president i Maqedonisë së Veriut.

Dhe, kur nga BDI-ja kishte heshtje, ne e kandiduam Dr. Arben Taravarin, të cilit kohë më parë edhe vetë Ali Ahmeti i kishte shfaqur gatishmëri për mbështetje. Megjithatë, pasi që ne e propozuam, BDI-ja vendosi ta sabotojë kandidatin shqiptar, duke e kandiduar Bujar Osmanin dhe duke kërkuar mbështetje nga komunitetet joshumicë. Dhe, ky sabotim nuk ka të bëjë personalisht me Arben Taravarin, por ka të bëjë drejtpërdrejt me mundësinë që një kandidat shqiptar të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Me fjalë të tjera, për ne Arben Taravari nuk është në garë me Bujar Osmanin, por ai garon me krejt kandidatët e tjerë për të kaluar në raudin e dytë. Ky është dallimi themelor mes Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit.

I pari është kandidat i shqiptarëve, i dyti është kandidat i mbështetur nga komunitetet joshumicë. I pari është kandidat për ta bërë betejën që shqiptari të bëhet president, i dyti është kandidat që ta sabotojë mundësinë që shqiptari të bëhet president, duke i bërë shërbim një kandidati maqedonas. I pari është kandidat pa asnjë aferë dhe me plot suksese në detyrat që i ka pasur, i dyti, si ministër i Jashtëm dhe kryesues i OSBE-së, është kandidat të cilit e kaluara i flet keq në relacion me kauzën shqiptare, veçmas në raport me Kosovën. Prandaj, është evidente se fitues i këtyre zgjedhjeve në kampin shqiptar do të jetë Dr. Arben Taravari, ndërsa humbës jo vetëm elektoral, por edhe kombëtar, do të jetë kandidati i koalicionit të a.q. Fronti Europian.

Po tek pala maqedone, mes kandidatëve Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska? Në sondazhe del se kandidatja Siljanovska është në epërsi, aq më shumë që Pendarovski është i dëmtuar nga ish bashkëpartiaku i tij, Dimitrievski, por kjo garë është jashtë fokusit tonë. Ne e bëjmë betejën që në raundin e dytë të kalojë Arben Taravari dhe nuk e kemi me rëndësi se cili nga kandidatët maqedonas kalon në raundin e dytë. Natyrisht, nëse nuk do të ishte sabotimi i Ali Ahmetit, kjo do të ishte e sigurt, por ne as në këso rrethana nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Arben Taravari duhet të kalojë në raundin e dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit