Komuna e Dibrës kërkon ndihmën e QMK-së për shuarjen e dy zjarreve nga ajri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2024, 15:55

Komuna e Dibrës mbrëmë ka dërguar kërkesë në QMK për të ndihmuar urgjentisht në shuarjen nga ajri të zjarreve që po flakërojnë në afërsi të fshatrave Tatar Elevci dhe Bomovë.

“Ju drejtohemi për ndihmë për shuarjen e zjarrit në afërsi të fshatit Tatar Elevci në lartësinë njëmijë metra nga qyteti i Dibrës, ku një sipërfaqe prej 10 hektarësh është prekur me tendencë të madhe për t’u përhapur për shkak të pylli me kërcell të ulët. Po ashtu, nevojitet ndihmë në shuarjen e zjarrit në Bomovë, ku zjarri ka dy ditë që ka rënë dhe ku janë prekur edhe gështenjat”, thuhet në kërkesë.

Njëkohësisht thuhet se janë punësuar 14 zjarrfikës, aq sa numëron Njësia Territoriale e Zjarrfikjes Dibër, tetë prej tyre për shuarjen e zjarrit në Tatar Elevci dhe katër në Bomovë. Në shuarje është përfshirë edhe policia pyjore, por për shkak të terrenit të paarritshëm, shuarja është e vështirë.

“Fatkeqësisht, për shkak të terrenit të paarritshëm malor dhe pyllit të dendur, është e pamundur që automjetet e NJTZ të marrin pjesë në fikjen e zjarrit në Tatar Elevci. Gjithashtu, për shkak të shpejtësisë së përhapjes së zjarrit dhe mungesës së potencialit njerëzor dhe tjetër, komandanti i njësisë shprehet se nuk është e mundur vënia nën kontroll”, thuhet në kërkesë.

Përsëritet apeli për të ndërhyrë urgjentisht nga ajri në të dy zjarret, që ndodhen përgjatë kufirit me Shqipërinë fqinje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit