Protestë e punonjësve të shëndetësisë: Nuk kemi kohë që autoritetet të mos dëgjojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2024, 19:14

Punëtorët e shëndetësisë mbajtën protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë pakënaqësie me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive. Me këtë aneks parashihet pagat e të gjithë punonjësve të rriten me 15%, sipas rritjes së pagës minimale në muajin mars.

Ata thanë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe nëse nuk realizohen do të organizojnë protestë edhe më të madhe.

“Protesta e sotme është për të dërguar mesazh për pakënaqësinë tonë për atë që nuk ndodhi, dhe ajo është mos nënshkrimi i aneksit, dhe e dyta është ajo që duhet bërë, nëse nuk bëhet, sot jemi ky numër, nesër do të jemi më shumë, ne nuk tërhiqemi në pjesën e asaj që duhet të realizohet pra të nënshkruhet aneksi i marrëveshjes kolektive”, tha Lubisha Karanfilovski – Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.

Në protestë foli edhe Danica Stojkova, infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila ka theksuar largimin e infermierëve dhe stafit mjekësor.

“Valorizimi i infermierëve dhe personelit tjetër të punësuar në objektet mjekësore duhet të punohet pak më shumë për këtë çështje, sepse pagat realisht nuk arrijnë askund. Nëse dikujt nuk i dalin 4000 euro për një muaj imagjinoni sa janë 40000 denarë për një familje në muaj”, pohoi Danica Stojkova, infermiere në Klinikën Gjinekologjike.

Sindikata përkujtoi edhe shqetësimin për eksodin e stafit mjekësor jashtë vendit. “Ka një eksod të madh në shëndetësinë tonë. Kemi dalje maksimale në të gjitha profilet. Është koha që të gjitha partitë politike të vënë gishtin në kokë. Mos e çojmë veten deri në atë pikë që të importojmë punonjës shëndetësorë dhe staf nga vendet e treta”, theksoi Predrag Serafimovski – Sindikata e Qendrës Klinike.

Gjatë protestës përfaqësuesit e Sindikatës u thirrën në takim me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit