Taravari dhe Osmani dënojnë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2024, 08:24

Arben Taravari dhe Bujar Osmani, dy kandidatët për presidentnë vend, kanë reaguar pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu.

Taravari, ka shprehur keqardhjen e tij në një postim në Facebook, ku ka dënuar hapur arrestimin e Saliut, duke theksuar se ai është bërë në kushte të zbatimit të profesionit të tij gazetaresk.

“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep! Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”, shkruan Taravari në Facebook.

Ndërkaq, Osmani ka shprehur një qëndrim të ngjashëm në lidhje me veprimin ndaj gazetarit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Dënoj veprimin e sotëm ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Liria e shprehjes është kryefjala e çdo shoqërie demokratike”, shkruan Osmani,

Kjo ngjarje ka shkaktuar debat të ndryshme në opinionin publik, duke thelluar diskutimet për lirinë e shtypit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit