Saliu: Nuk kam sulmuar policinë dhe vepra me të cilën akuzohem nuk është e vërtetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2024, 08:21

Gazetari i arrestuar nga Njësiti special i Maqedonisës, Furkan Saliu ka reaguar me një shkrim në faqen e portalit të tij në Facebook, Portalix, duke thënë se akuzohet me një vepër të pabërë.

Vijon shkrimi i publikuar në PortaliX në emër të Saliut.

“Përshëndetje,

Jam Furkan Saliu.

Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.

Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.

Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.

Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.

Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.

Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt” (sic) shkruan Saliu.

Për arrestimin e tij ka reaguar Shoqata e gazetarëve, kandidatët për president Arben Taravari dhe Bujar Osmani, qytetarë të shumtë në rrjete sociale. Sipas policisë Saliu ka sulmuar dhe penguar policinë në kryerjen e detyrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit