Sot varroset gruaja që u vra nga përleshja mes dy grupeve në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2024, 10:29

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi.

Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Gubetini- Gashi ishte dërguar me urgjencë në QKUK, mirëpo e njëjta nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë të mërkurën në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit