“E lidhi me lidhëse plastike” – Detaje tronditëse nga grabitja e armatosur në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2024, 13:58

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokalin e dhe pasi e ka lidhur, me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash.

I dyshuari pas disa orëve është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokal dhe pasi e ka lidhur – viktimën me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash”, ka thënë policia.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit