Prishtina nuk gjen qetësi, të shtëna me armë në Dardani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2024, 10:05

Kryeqyteti nuk po gjen qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur incident.

Rasti ka ndodhur në parking, ku dikush ka gjuajtur me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Policia, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit