Po garonin me vetura, policia gjobit dy shoferë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2024, 10:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura.

Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Të dyshuarit, duke garuar kanë shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik.

Me këtë rast, policia ka bërë me dije se organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit