Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit, është në rrezik për jetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2024, 11:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Raportohet se një nga viktimat është një grua, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin kritik.

Ajo bashkë me viktimën tjetër, që ndodhej me tashmë të ndjerin Haziri, janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Sipas Emergjencës, dy të plagosurit janë në rrezik për jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit