Detaje nga tentim vrasja në Prishtinë: Të dyshuarit në arrati, u konfiskohet vetura që e braktisën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2024, 09:44

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, gjatë kohës sa ishte me dy persona tjerë në një veturë.

Ai ka pranuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti iniciohet “Vrasje në tentativë”.

“Prishtinë 26.03.2024-13:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në shoqëri me dy persona me veturën me targa lokale, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij disa herë.

I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekesor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti inicohet si i tillë”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit