Vetaksidentohet një kamion në rrugën Carralevë- Duhël, policia tregon detajet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2024, 08:51

Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël.

Ndërsa për këtë aksident zëdhënësi i Policisë së Rajonit Prizren, Shaqir Bytyqi, ka treguar detajet e aksidentit.

“Ju informojm se sot me datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lendime e është në drejtim të emergjencës.

Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me rendesi është të informhohen qytetarët se në vetë aksident është I përfshirë një kamion I madhë kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni.”-ka thënë zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit