Të shtëna me armë në Prishtinë, një i vdekur dhe një e plagosur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2024, 23:11

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada". Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Agron Borovci.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Borovci.

Ndërkohë siç raportohet, e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Agron Borovci. ​

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit