Në gjendje të rëndë këmbësorja që u godit nga treni, po trajtohet në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2024, 20:13

Këmbësorja e cila u goditur nga treni në orët e pasdite në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, është në gjendje të rëndë.

Kjo u konfirmua nga Qendra Emergjente e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është duke u trajtuar, është në kujdes të shtuar”, ka thënë shkurtimisht mjeku kujdestar Agron Çitaku.

Ai nuk ka dhënë më tepër detaje rreth gjendje shëndetësore të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit