Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia e autoambulanca shihen në vendngjarje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2024, 17:49

Një person është goditur nga treni i linjës Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Viktima është një femër e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Treni ndodhet ende në vendin e aksidentit ku policia po merret me hetimin e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit