Mbrëmë ra borë: Paralajmërohet për rrezik nga orteqet në male

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2024, 13:35

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se nga reshjet e fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket orteqeve është kritike. Sipas tyre, në 72 orët e ardhshme duhet të ketë kujdes dhe të evitohen aktivitetet në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut.

“Niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme). Gjithashtu të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është konform kushteve dimërore.”

Është kërkuar që të ketë kujdes gjatë skijimit apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit