Policia në aksion, parandalohet një rast i kontrabandës me pije alkolike në Mitrovicën e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2024, 19:20

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës.

Në këtë aksion janë konfiskuar një sasi e madhe e alkoolit në vlerë prej 6800 eurove.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

‘’Me datën 24.03.2024 rreth orës 19:00, gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, KK Leposaviq, kane ndaluar dy automjete te dyshuara:1. Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro.2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se pasi qe vozitesit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, I njejti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit