Vdekja e Triumf Feratit, policia njofton se në vendin e ngjarjes gjeti një armë me 11 fishekë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2024, 08:56

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së Triumf Feratit, vëllait të kryetarit aktual të Istogut, Ilir Ferati.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe se policia pas pranimit të informatës rreth orës 16:10 ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është duke u hetuar.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. I njëjti ishte gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurrakoc.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit