Podujevë: Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2024, 16:20

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës në oborrin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa njoftohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

“Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit