Prishtinë: Menaxheri dhe kamerieri i lokalit rrihen mes vete, s’u morën vesh për punë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2024, 17:39

Një menaxher i një lokali dhe një kamerier janë përfshirë në rrahje si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhru në Prishtinë në orët e para të së shtunës, teksa rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është detyruar të marrë tretman mjekësor.

““LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit