Arrestohet një burrë në Suharekë, sulmoi fizikisht nënën e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.03.2024, 10:59

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë, meqë i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 22.03.2024-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit