Distria Krasniqi fiton medalje të bronztë në Grand Slamin e Tbilisit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.03.2024, 15:04

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.

Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

itorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejt dhe një ippon më pas.

Vlen të theksohet se Flaka Loxha u eliminua sot në xhiron e tretë, ndërsa nesër do të ndeshen edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit