Policia sekuestron mall të kontrabanduar në Zubin Potok mish, alkool e medikamente

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.03.2024, 10:08

Policia ka njoftuar se në Zubin Potok është sekuestruar mall i kontrabanduar.

Sipas raportit policor, bëhet fjalë për produkte të mishit, alkool, produkte higjienike e medikamente medicinale.

“Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie.

Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit