Ngjarje e rëndë në Prishtinë humb jetën një person, dyshohet se ra në ashensor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2024, 20:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në ashensor.

Mjeket e emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë, ku kanë gjetur trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.

Viktima nuk është identifikuar ende për shkak se nuk kishte me vete dokumente identifikuese, teksa dyshimet e para janë që ai është shtetas i Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit