Rita Ora kujton origjinën e saj, riposton fotot me veshje kombëtare shqiptare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2024, 18:13

Rita Ora nuk heziton asnjëherë të kujtojë publikisht origjinën e saj shqiptare.

Këngëtarja me famë botërore ka bërë disa projekte që e lidhin me rrënjët e saj, përfshirë “Shine Ya Light”, këngë për Kosovën, koncerte në vendlindje, promovim i kulturës, rinisë dhe artit, e kështu me radhë.

Ajo ka kujtuar publikimin e albumit “Bang”, të cilin e ka realizuar edhe në versionin akustik, e që videoklipin e këngës “Bang” e ka realizuar e veshur me veshje kombëtare.

“WOW jam e mahnitur nga të gjitha komentet tuaja për performancën akustike të “Bang”! Më pëlqeu kjo epokë dhe krijimi i këtij mini-filmi për projektin, një letër e pastër dashurie për shtëpinë time” ka shkruar Rita, duke i bashkëngjitur fotografive flamurin shqiptar.

Postimi i plotë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit