Vedat Muriqi: Jemi favorit ndaj Armenisë, duhet të mësohemi me fitore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2024, 19:30

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e premte) ndaj Armenisë.

Kosova do të luajë nesër ndaj Armenisë në takimin që është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Për këtë ndeshje ka folur edhe sulmuesi i ekipit përfaqësues, Muriqi, i cili beson se ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe është gati për Armeninë.

Sulmuesi i Kosovës gjithashtu ka thënë se Dardanët janë favorit për të fituar, por këtë do ta demonstrojnë në fushë.

“Në prag të ndeshjes ndaj Armenisë, jemi përgatitur shumë mirë si fizikisht ashtu edhe psikikisht për këtë ndeshje që edhe pse është miqësore për neve është me rendësi për ta fituar ndeshjen sepse duhet të adaptohemi dhe mësohemi me fitore”, ka thënë fillimisht Muriqi në konferencë për shtyp.

“Besoj që Kosova është favorite e kësaj ndeshje, pasi lojtarët si individualisht ashtu edhe si ekip, siç e kemi analizuar Armeninë, jemi më të mirë se ta”.

“Por, ky është futboll dhe nuk i dihet. Ne do të dalim me maksimumin tonë dhe do të demonstrojmë edhe në fushë që jemi favorit”, përfundoi sulmuesi prizrenas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit