Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2024, 09:00

Një person është dërguar të mërkurën pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:55 në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit rasti është duke u hetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit