Nipi raporton se daja i tij është zhdukur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2024, 08:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Obiliq.

Ishte nipi i viktimës i cili kërkoi ndihmën e policisë për gjetjen e vendndodhjes së tij.

Rasti shkon nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, daja i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet’”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit