Investigimi i JOQ në 2022 zbuloi vjedhjet galopante të Evis Qethësit dhe zarit të tij Begajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.03.2024, 11:45

Që në vitin 2022, JOQ Albania ka investiguar vjedhjet galopante që Berberi kryente me zarin e tij Valter Begajn në kurriz të popullit. Pas disa vitesh rrjepje të fondeve publike e taksave të popullit dyshja janë vënë në pranga.

Cili ishte artikulli i JOQ që zbuloi skemën kamfluese të Berberit dhe Begajt me kompaninë që përvetësonte miliarda nga tenderat publikë për në xhepin e “Qethësit”?!

KLIKO PËR ARTIKULLIN E PLOTË INVESTIGATIV (KORRIK 2022)


Por pavarësisht artikullit të JOQ, Miku i Evis Berberit reagoi se nëse ai quhej oligark, atëherë oligarkët ishin pabuksa…

“Nese jane si une qenka keq puna. Qenkan pabuksa oligarket”,-thotë ai.

Por me një hulumtim të thjeshtë shihet se oligarku pabuks Valter Begaj ka përfituar nga Buxheti i Shtetit pra paratë e shqiptarëve, tendera jo vetëm nga ARRSH, por në Shëndetësi, FSHZH mbi 300 MLN Lekë, nga Ndërmarrjet Publike mbi 200 MLN LEKË, e vetëm nga pushteti lokal mbi 1.3 MLD Lekë pa TVSH i vetëm, plus mbi 1.3 MLD Lekë pa TVSH me kompani të tjera në bashkëpunim.

Nga Thesari i Shtetit vetëm për vitin 2019 e deri më tani kishte transaksione të kaluara në vlerën e mbi 3.3 MLD Lekëve. Duket se zoti Begaj vuan nga të pasurit komplekse me veten dhe megjithëse me kaq shumë para të popullit të përfituara në shkelje e me ndihmë të drejtorit Berberi, nuk e quan veten oligark, por pabuks. (Cilësohet në artikullin e vitit 2022 të investiguar nga JOQ)

KLIKO PËR REAGIMIN E PLOTË TË BEGAJT PËR INVESTIGIMIN E JOQ


ARTIKULLI INVESTIGATIV I VITIT 2022 (KLIKO LINKUN PËR DOKUMENTET)

“Drejtori Berberi, ose i njohur ndryshe me nofkën “Qethësi/Rruajtësi” i Autoritetit Rrugor Shqiptar njihet si një ndër personat më të afërt të ministres Balluku. Megjithëse prej kohësh duhet të ishte bërë subjekt i SPAK për hetim me abuzimin e fondeve publike dhe vjedhjeve galopante në këtë institucion, të tjera informacione të detajuara, aferat mbi lidhjet e tij me oligarkët që u jep tendera do të bëhen publike sot nga JOQ ALBANIA në këtë artikull.

Për 7 ditë, Berberi u ka shpërndarë oligarkëve mbi 17 MILIARD Lekë, ku llokmën më të madhe e përfitoi Pëllumb Salillari, mbi 14 MLD Lekë për mirëmbajtjen e akseve kryesore të rajonit të Jugut.

Njëri prej personave që po ashtu ka përfituar para publike në shuma të mëdha është edhe kukulla e Evis Berberit Valter Begaj me kompaninëne tij NET-Grup në bashkëpunim me italian Giancarlo Cigarini me kompaninë “Swiss Consulting Engeneering”.

Begaj, të cili Berberi i jep tendera publikë (e mbush me paratë e popullit), është zotëruesi i kompanisë së Evis Berberit “DAAM shpk”.

Berberi ia ka kaluar në zotërim me letra Begajt kompaninë e tij DAAM shpk në momentin që u emërua Drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Në këtë moment, Berberi i jep Begajt licencën për Auditimin e Energjisë dhe një sërë tenderash publikë.

Në momentin kur Berberi u bë drejtor i ARRSH, Valter Begaj vazhdoi të përfitojë para publike falë mikut të tij. Vetëm brenda një jave, Begaj me NET-Group ka marrë nga Evis Berberi mbi 800 MLN Lekë për dy tendera mirëmbajtjeje për një javë (22-30 qershor), njëri i shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence.

Evis Berberi i jep kukullës së tij të kamufluar në kompanitë private të tij tendera publikë dhe bëjnë pazare me paratë e popullit.

Por çështja nuk mbyllet këtu, Net-Group në zotërimin e Begajt ka përfituar ndër vite tendera publikë në shuma të majme të cilat SPAK i ka lehtësisht të verifikueshme me anë të një hulumtimi të thjeshtë, pasi duke qenë se sot është e diel dhe Arben Kraja është pushim, po e marrim ne stafetën për subjektet që duhen bërë subjekt hetimi për përfitim dhe vjedhje nga paratë e popullit!“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit