Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi para pak çastesh në fshatin Manskuri të Kavajës. Shtetasi Bilbil Shirja 48 vjeç ka djegur për së gjalli në makinë gruan e tij, Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe. Mësohet se çifti kishin probleme të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe thuhet se edhe kjo ngjarje horror ka ndodhur për arsye xhelozie. Mjeti i djegur është gjetur në orën 11:45 ndërsa më pas u vu re trupi i djegur brenda. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.