Kompania Pfizer dhe BioNTech kanë kërkuar që rregullatorët amerikanë të lejojnë përdorimin e vaksinave të tyre tek adoleshentët e moshave 12-15 vjeç. Aktualisht Pfizer është e autorizuar për përdorim emergjent në SHBA për moshën 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re. Sipas kompanive, nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç. Megjithatë ende nuk dihet se sa kohë do iu duhet rregullatorëve të SHBA për verifikimin e provave. Sipas shumë ekspertëve, vaksinimi i fëmijëve është një proces me rëndësi drejt arritjes së imunitetit të tufës.
Burimi: bloomberg.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania