Reagime kundër presidentes Osmani, foli për Kosharen pa përmendur UÇK-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.04.2021, 08:38

Ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë trashëgimi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Çitaku deklaroi kështu nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Ish-përfaqësuesja e Kosovës në SHBA iu është bashkëngjitur reagimeve kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila po akuzohet se nuk e përmendi UÇK’në në një postim dedikuar përvjetorit të Koshares. “Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”, thuhet në postim.

Lidhur me çështjen e mos-përmendjes së UÇK’së, Osmani vërejtje ka marrë edhe përbrenda partisë me të cilën ishte në koalicion qeverisës.

Ish-kandidatja për deputete, Mimoza Shala, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta përmend UÇK’në në postimin në ‘Facebook’ për përvjetorin e Brigadës 138 Agim Ramadani. Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmanit.Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK-në”, ka thënë Mushkolaj në facebook. Reagime lidhur me të njëjtën çështje pati gjatë gjithë ditës. Reagimet erdhën kryesisht nga tabori i PDK-së, ku statuse në facebook shkruan Eliza Hoxhaj e Vlora Çitaku.

Osmani përmes një shkrimi në facebook kujtoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe përmendi Betejën e lavdishme të Koshares. Megjithatë në statusin e saj nuk u përmend fare UÇK-ja.

Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK-në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit