Gazeta e madhe italiane, ‘Il Tempo’ ka njoftuar se lojtari i Kombëtares italiane Daniele De Rossi ka dalë pozitiv për Covid. Ai është shtrua menjëherë në spital, pasi ka shfaqur komplikime me shëndetin. Mësohet se ish-kapiteni i Romës ka rezultuar pozitiv për Covid gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku u infektua edhe një pjesë tjetër e skuadrës. Ish-mesfushori është shtruar në një spital në Romë, pak disa javë pasi kishte filluar përvojën e tij me Azzurrin.