Afera me pasaporta rrezikon integrimet europiane

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2021, 16:48

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë për shkak të rastit “Mafia” me dhënien e 215 pasaportave Maqedonia mund t’i krijohen probleme serioze në regjimin pa viza te vendet e BE-së.

“Të kujtojmë reagimin e Holandës e cila në maj 2019 kërkoi heqjen e regjimit pa viza për pasaportat shqiptare me arsyetimin se ‘organizata kriminale përmes Shqipërisë e keqpërdorin mundësinë e udhëtimit pa viza nëpër Evropë’ dhe për këtë Kuvendi i Holandës krijoi dhe miratoi rezolutë”, thekson Milloshoski.

Ai shton se nga gjithë 215 pasaportat e rreme që i ka dhënë MPB për mafian, më së shumti bie në sy pasaporta e Valid Isa Kamajs i cili, siç shkruan Milloshoski, është njeriu i dytë i mafias italiane dhe ka qenë i angazhuar në logjistikën me dërgesa me drogë nga Brazili për në Evropën Perëndimore.

“Ky narkobos në vitin 2017 ka qenë një nga kriminelët më të kërkuar jo vetëm në Itali, por në të gjithë BE-në, përmes Interpolit. Përderisa njeriu i dytë i mafias në Itali për shkak të fletarrestit ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë në Serbi dhe Kroaci, në janar ka arritur të hyjë në Maqedoni, dhe vet hyrja e tij hap dyshime. Me hyrjen e tij në Maqedoni është dhënë pasaporta”, thotë milloshoski.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit