Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaroi dy ditë më parë se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës “AstraZeneca” dhe mpiksjes së gjakut e cila shkakton trombozë. Megjithatë sipas agjencisë efektet anësore janë “shumë të rralla” dhe është rekomanduar vijimi i injektimit të dozave, ndonëse shumë shtete janë shfaqur skeptike dhe e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine. Ekspertët e EMA-s bënë një rishikim të rasteve të raportuara me trombozë, nga ku 18 pej tyre rezultuan fatale. Ndërkohë janë publikuar edhe simptomat e dyshimta që shkakton vaksina AstraZeneca nga të cilat duhet të shqetësoheni.
Disa nga këto simptoma përfshijnë:
– Vështirësi në frymëmarrje.
– Dhimbje në gjoks.
– Ënjtje në këmbë.
– Dhimbje të vazhdueshme të barkut.
– Simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke të forta dhe të vazhdueshme.
Burimi: DW |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania