Daçiq: Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.04.2021, 16:54

“Dialogu sigurisht që nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjose Osmani. Nëse do të ishte pyetur Prishtina ose Beogradi, besoj se as nuk do të kishte fillua”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Ivica Daçiq.

Sipas Daçiq, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës, një qasje ekstreme.

“Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”, tha Daçiq. Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, janë një kombinim që ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Për Osmanin, e cila mori pjesë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ai thotë se është një “refugjate, sepse u zhvendos nga një kamp politik në tjetrin”.

“Çfarë lloj dialogu është ai, kur ata thonë në fillim ne nuk e pranojmë Marrëveshjen e Brukselit”, tha ndër tjerash Daçiq.

“Ata nuk pranojnë asgjë dhe për çfarë duhet të bëjmë dialog?”, tha më tej kryeparlamentari serb.

“Dhe temat që Prishtina dëshiron t’i diskutojë janë gjithmonë të njëjtat”, shtoi ai – “dëmshpërblimet e luftës, faljet, kjo, ajo”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit