Xhandarmëria serbe hyn sërish në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2021, 21:59

Xhandarmëria serbe dhe paramilitare kanë hyrë sot në territorin e Kosovës.

Kështu kanë njoftuar banorët e fshatit Karaçevë për gazetën “Bota sot”. Sipas banorëve, xhandarmëria ka hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 12:00-12:30.

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme në njoftimin për Institucionet relevante të Republikës së Kosovës, thuhet se hyrja e Xhandarmërisë ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë.

“Xhandarmëria serbe dhe paramilitare rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 hyrën në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyrën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë.

Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës. Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd”, thuhet në reagimin e banorëve.

Po ashtu, ata përmes një letre kanë kërkuar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca që t`i ndihmojnë që ta mbrojnë territorin e tyre.

Ky është njoftimi i Bashkësisë lokale të Karaçevës:

Xhandarmëria serbe dhe paramilitare rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 hyrën në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyrën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë.

Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës. Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd.

Vallë të nderuar Institucione të Republikës së Kosovës, Znj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministër i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca sepse ju jeni Krerët e Shtetit dhe keni votën e qytetarëve të Kosovës t’i dilni ndihmë banorëve të fshatit tonë sepse ndihemi të frikësuar që nga viti 2001 çdo ditë e më shumë.

Për ta stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe dhe tërë forcave të Republikës së Serbisë që hyjnë në Kosovë, lënë vend për brenga dhe shqetësime tej mase.

Besoni se kur policia e Republikës së Kosovës e ka të ndaluar hyrjen në fshatin Karaçevë çka do që ndodh nuk ka qasje në rrugën e asfaltuar, por duhet të ecin në rrugë tjetër nëpër kodra dhe rrezikohet edhe jeta e tyre për të hyrë në fshatin Karaçevë. Por kur rastësisht policia e Kosovës shkelin në rrugën e asfaltuar, Beogradi Zyrtar me komplet institucionet më të larta të Republikës së Serbisë në krye me Presidentin e Republikës së Serbisë Z.Vuçiçi urgjentisht alarmon Brukselin Zyrtar dhe gjithë mekanizmat relevantë të botës me një kërkesë iu shkruan, shikoni se çka po provokon në këtë pjesë Policia e Kosovës kur rastësisht hyn.

Alarmon Brukselin Zyrtar për hyrjen e Policisë së Kosovës dhe ky problem është sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake e Kumanovës. Edhe pse banorët e brezit kufitar kemi dokumentacionet kadastrale që është tokë e jona, edhe sipas hartave gjeografike, hartografike, pedologjike, kadastrale se është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë t’i falim askujt, por edhe është një porosi nga banorët e brezit kufitar-Bashkësia Lokale e keni për obligim ta ngritin këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ta përkrahni mbrojtjen e këtij fshati të gjithë delegatët e Kosovës.

Edhe pse shpesh herë ndodh hyrja e tyre dhe askush nuk merret me këtë problem, por ne banorët e fshatit do të qëndrojmë në tokat tona stër-gjyshësore por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës se ne nuk kemi tokë ti falim askujt e sidomos shtetit të Serbisë.

Presim nga Krerët e Shtetit dhe nga gjithë delegatët e Kuvendit që të na dilni në ndihmë për ruajtjen e territorit të kësaj pjese të Kosovës si dhe shumë problemeve tona.

Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme e falënderon NATO-n, Kfor-in, Brukselin Zyrtar, Bashkimin Evropian, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara.

Pa ndihmën e këtyre është jeta e pamundur për ne. Ne jemi mirënjohës për NATO-n, Kfor-in dhe Policinë e Kosovës.

Presim përgjigje pozitive nga ju!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit