E quajti “fshatareske e barkmadhe” presidenten Osmani, kërkohet shkarkimi i Ardian Kastratit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2021, 00:07

Pas postimit skandaloz të deputetit të PDK-së Ardian Kastratit ku ofendonte me fjalë të renda dhe paragjykime për pamjen e saj Vjosa Osmanin, kanë reaguar shumë profesorë, analistë e politikanë. Madje për këtë ka reaguar edhe vet bashkëpartiakja e tij, Vlora Çitaku.

Ardian Kastrati është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ndaj tij është inciuar edhe peticion për ta shkarkuar nga UP.

Aktivisti Rron Gjinovci, ka thënë se gjuha e përdorur nga deputeti Ardian Kastrati është e papranueshme.

Ai ka thënë se do të kërkojnë nga organizatat studentore që të kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.

“Ish rektorja është shkarkuar vetëm pse kishte mbrojtur disa ngacmime seksuale brenda universitetit”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, ka cituar pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.

Këtë postim Kastrati e ka fshier nga Facebook-u pas kritikave.

Ky është postimi i tij:

Ky është linku i peticionit:

https://www.change.org/p/universiteti-i-prishtin%C3%ABs-t%C3%AB-lirohet-menj%C3%ABher%C3%AB-nga-detyra-profesori-ardian-kastrati?recruiter=1190887816&recruited_by_id=4fbe5360-958e-11eb-b62b-7f11236191c2&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=psf_combo_share_initial&utm_term=share_petition

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit