Komisioni për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka filluar me përpilimin për paraqitjen e raportit të votave për zgjedhjen e presidentit.
Në Kuvend kanë votuar deputetë për zgjedhjen e presidentit.
Deputeti i VV-së, Salih Zyba si kryetar i komisionit, ka deklaruar se kanë votuar vetëm 78 deputetë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sipas rendit ka thirrur përsëritjen e votimit.
Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.
Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.
Agim Veliu, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Driton Selmanaj nuk kanë marrë pjesë në votim.
Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.