Sulmet nga qentë endacak janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët e Kosovës. Është premuar ndër vite ndërtimi i strehimoreve por enda nuk ka asgjë konkrete.
Viktima e fundit nga kafshimi i qenëve encacak është një fëmijë nga Ferizaj i cili është sulmuar sot në orët e mëngjesit.
Mësohet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në Rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”.
“Qeni e ka sulmuar fëmijën nga prapa dhe e ka kafshuar në këmbë. Falë intervenimit të n, të cilët e larguan qenin, fëmija ka shpëtuar nga më e keqja”, ka deklaruar qytetari për Telegrafin.
Në foton e bërë nga ky qytetar shihet fëmija me plagën në këmbë të shkaktuar nga kafshimi i qenit.