Zaev ka siguruar se regjistrohen të gjithë, përfshirë edhe diasporën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2021, 14:01

Kryeministri Zoran Zaev është sqaruar në lidhje me situatën që është krijuar pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë, se “diaspora evidentohet, nuk regjistrohet”.

Zaev ka siguruar se regjistrohen të gjithë, përfshirë edhe diasporën.

“Ajo çfarë po ndodh, është regjistrim i tërë popullsisë, rezidente dhe jo rezidente”.

Ka vlerësuar, se nuk mundet që diaspora të na duhet për vota dhe para, ndërkaq të mos regjistrohet.

“Nuk është në rregull që diaspora të na duhet kur duhet të na votojë, të na sjellë para, kurse të mos na duhet kur duhet ta regjistrojmë, kur i ndihmon familjet. Diaspora është populli ynë, sot është jashtë, nesër mund të jetë këtu. Mund të ndodh që nesër, ndokush nga ne të dalë jashtë. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë tërë popullsinë, pa dallim a është në shtëpi, apo jashtë”, tha Zaevi.

Ai ka siguruar, se të dhënat që dalin nga regjistrimi i diasporës, do të shfrytëzohen për të sjellë vendime, se “ku duhen çerdhe, ku duhen shkolla, sa është nevoja e kapaciteteve industriale”.

Ndaj deklaratës së Mickoskit, kanë reguar edhe partitë shqiptare në Vend. Të gjithë kanë cituar ligjin dhe kanë sqaruar, se “diaspora nuk evidentohet, por regjistrohet”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit