Edi Rama është sot në një vizitë në Lezhë, në një takim me banorë dhe bizneset e zonës. Atje ai është pyetur për ndihmën e biznesit të vogël në këtë situatë pandemie. Rama është shprehur se një nga ndihmat është vaksinimi masiv dhe ka rreshtuar se është lodhur shumë për këtë pasi pret një sasi të madhe vaksinash, edhe pse prej disa muajsh.
Ai ka theksuar se vaksina është ëndrra që e ka lënë pa gjumë.
Rama tha:
Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe. Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh.