Një tjetër rast i rëndë ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me keqtrajtimin apo vrasjen e kafshëve. Një qytetare shkruan se një person në Elbasan, i cili është çoban delesh, ka vrarë me armë zjarri një qen. Arsyet nuk bëhen të ditura. Sipas qytetares, disa persona të tjerë e kanë parë ngjarjen. Më pas kanë shkuar dhe kanë gjetur qenin të ngordhur. Më poshtë jepet fotoja e qenit të vrarë dhe biseda me denoncuesin.