Qindra persona kanë protestuar sot në Stokholm kundër masave anti-Covid. Por pak minuta pasi ata u mblodhën në sheshet kryesore të kryeqytetit, policia ndërhyri për t'i shpërndarë. Protesta e quajtur "Liri Suedi", është thirrur nëpër disa grupe në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë shprehur kritika rreth kufizimeve dhe informacioneve të ofruara nga autoritetet.
Një nga organizatorët e protestës tha:
Suedia ka regjistruar 13,003 viktima si pasojë e Covid, ndërsa janë shënuar 684 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Burimi: ABC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania