Rastet e denoncimeve të qytetarëvë të Tiranës për ndotjen në kryeqytet janë të shumta, ndotje uji, ajri, toke dhe jo vetëm. Së fundmi një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA për të treguar atë që ndodh në Tiranën e Lali Lekut dhe ujin e liqenit Artificial. Qytetari shkruan se ujërat e zeza të qytetarëve të Tiranës derdhen të gjitha në liqenin Artificial aty ku lahen edhe njerëzit. Ky nuk është rasti i parë i papërgjegjshmërisë së Lali Lekut ndaj Tiranës dhe banorëve të saj të cilëve u kërkon votën çdo ditë për zgjedhjet e 25 prillit.