Në vendin tonë edhe pse është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj, gjuetia e paligjshme ndaj mjelmave në liqenin e Pogradecit vijon çdo ditë. Ditën e djeshme një mjelmë është plagosur, dhe dyshimet janë se është qëlluar me çifte. Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë konstatuar mjelmën e plagosur dhe kanë njoftuar specialistët e zonave të mbrojtura në Pogradec. Mjelma është marrë nga bregu i liqenit përballë komisariatit dhe është nisur në drejtim të qendrës së rehabilitimit në Divjakë. Mishi i këtyre shpendëve nuk konsumohet, ndaj dyshohet se është synuar të vritet për t’u balsamosur.