Moment historik! ‘Rover Perseverance’ nga Nasa fillon eksplorimin e Marsit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2021, 13:30

RoverI robotik i agjencisë hapësinore amerikane (NASA) ka nisur eksplorimin në Mars, vetëm dy javë pasi preku “planetin e kuq”. Roveri Perseverance ka lëvizur rrotat, duke bërë kështu lëvizjen e parë marsiane. Nuk lëvizi larg, vetëm 21 hapa në total, por zëvendës shkencëtarja e projektit të Nasa, Katie Stack Morgan, tha se ishte një moment domethënës.

Ndërsa rover është duke bërë shumë kontrolle inxhinierike, në momentin që rover fillon të lëvizë ne mund ta konsiderojmë veten eksplorues në sipërfaqen e Marsit.

Roveri robotik ka dy javë në Mars, ndërsa inxhinierët kanë kaluar kohën për analizimin e gjendjes së tij teknike. Roboti shkoi përpara një rrugë të shkurtër, u rrotullua në vend 150 gradë dhe pastaj u tërhoq pak. "Ju mund të shihni gjurmët e rrotave që lamë në Mars. Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më i lumtur për të parë gjurmët e rrotave", tha inxhinierja e lëvizjes së Perseverance Anais Zarifian.

Ky është vetëm një moment historik i madh për misionin dhe ekipin e lëvizshmërisë. Ne kemi vozitur në Tokë por duam të bëjmë lëvizje dhe në Mars – ky është qëllimi përfundimtar.

Automjeti do të kalojë javët e ardhshme duke vozitur nga vendndodhja e tij e tanishme në një pjesë të përshtatshme të terrenit ku pajisja prej 2 kg e quajtur Ingenuity mund të vendoset e sigurt në tokë."Ne jemi ende duke zbuluar zonat e mundshme të fluturimit," tha Robert Hogg, zëvendës menaxher i misionit të Perseverance. "Ne jemi duke marrë imazhe të kamerës së navigimit, imazhe stereo, që të jemi në gjendje të analizojmë terrenin. Dhe gjithashtu ekipi ka parë imazhe orbitale duke parë zonat e mundshme të fluturimit.

Burimi:bbc Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit