Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga Rrësheni. Një familje u shua nga virusi vdekjeprurës, Covid-19 brenda pak ditësh. Hamit Cara 81 vjeç, Dushe Cara 73 vjeç dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e Koronavirusit. Në një prononcim për "News24", një fqinj i tyre ka treguar ngjarjen në fjalë, ndërsa bëri me dije se gruas i kishte vdekur i vëllai si fillim dhe më pas djali e burri dhe dyshimet e para janë se familja Cara u infektua në ceremoninë mortore të vëllait të Dushes.