Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë, kjo ka sjellë një rritje të madhe te numri i të infektuarve dhe viktimave që humbin jetën. Mësohet se së fundmi virusi i ka marrë jetën një 22-vjeçareje me origjinë nga Kolonja. Euxhena Jorgji studionte në Tiranë për Financë dhe që para një muaji ishte shtruar në Tiranë në Spitalin Infektiv, ndërkohë që ka ndërruar jetë sot. Raportohet se ajo vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese. Ajo vuante nga një sëmundje në kocka.